Policia ka shoqëruar katër persona në Rrëshen të cilët dyshohen për atentatin ndaj Kristian Markut në Vlorë. 30-vjeçari Kristian Marku u vra me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë në mbikalimin Novoselë, teksa po lëvizte me automjetin e tij tip “Volkswagen”.
Autorët me makinë e kanë ndjekur dhe më pas e kanë qëlluar me armë. 30-vjeçarin e kapën 3 plumba në trup dhe për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën. Ndërsa mjeti që kanë përdorur autorët është gjetur i djegur dhe në të nuk ishte arma e krimit.
Kristian Marku në mars të vitit 2023 dyshohet për një ngjarje të ndodhur në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri ndaj automjetit të Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit, pronarit të televizionit të Lezhës.
Viktima e atentatit në Fier-Vlorë, lidhje me Martin Bardhin dhe Kastriot Reçin