Autopsia e trupit të biznesmenit shqiptar Artan Kaja, i cili u gjet i vdekur më 7 janar në fabrikën Smurfit në Lunata, Itali, ka zbardhur detaje tronditëse. Rezultoi se Kaja ishte qëlluar me pushkë pas koke, në një distancë të afërt, dhe jo me pistolete si ishte menduar më parë. Plaga ndodhej pas veshit të djathtë të viktimës.
Për këtë vrasje u arrestua bashkatdhetari i Kajas, Marian Pepa, i cili ka pranuar autorësinë e krimit, por ende nuk ka dhënë detaje mbi motivet. Hetuesit po vazhdojnë kërkimet për të gjetur celularin e viktimës, i cili mund të ndihmojë në zbardhjen e mistereve rreth vrasjes, fillimisht të dyshuar si aksident në punë.