-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të rinj arratisen nga Komisariati i Elbasanit, 3 policë pezullohen

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka marrë masa për pezullimin e tre punonjësve të policisë në Elbasan, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pas arratisjes së dy të rinjve nga dhomat e sigurisë të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Të arrestuarit, N.L. dhe E.P., ishin të dyshuar për vjedhje me dhunë dhe ishin nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, por ata arritën të shpëtojnë, duke nxjerrë dyshime mbi veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë përgjegjës për sigurinë e tyre.

Për këtë ngjarje, AMP ka pezulluar nga detyra N/Komisarin Th.T., Inspektorin A.L. dhe Inspektorin A.B., të cilët, sipas hetimeve, nuk morën masat e duhura për të parandaluar arratisjen e të dyshuarve.

Hetimet për shpërdorimin e detyrës vijojnë, dhe AMP ka ndërmarrë masa për ndalimin e një punonjësi tjetër dhe procedimin e disa të tjerëve në gjendje të lirë për këtë ngjarje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit