Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Beqajt për masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC.
Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk ka pranuar as rekursin e paraqitur nga të akuzuarit e tjerë të kësaj dosjeje, duke përfshirë Alfred Nikollën, Bjona Ziajn, Bledar Lekën, Elton Marinin, Ermal Kurtulajn dhe Gazmend Haxhinë.
Aktualisht, Ilir Beqaj, Kurtulaj dhe Nikolla ndodhen në paraburgim, ndërsa të tjerët kanë masë sigurie më të butë. Beqaj u arrestua në 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK.