-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllen 10 komuna paralele, Sveçla: Sot u mbyll përfundimisht kapitulli i institucioneve paralele

Kryesoret

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Administrit të Pushtetit Lokal ku janë mbyllur komunat paralele. Sveçla thekson që ka përfunduar epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Nga sot kapitulli i institucioneve paralele ilegale, kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës mbyllen. Në Banjë e të gjithandej në pjesët tjera të Republikës së Kosovës, objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”, ka thënë Sveçla në rrjetin social në facebook.

Ndërsa ministri Krasniqi deklaron se nga sot të 28 komunat paralele, krminale të të Serbisë në Kosovë dhe 5 qarqet e tyre mbyllen përfundimisht. Nga sot këto institucione paralele nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit