Mijëra palestinezë shpërthyen në festime sot në Rripin e Gazës pas njoftimit për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, pas më shumë se 15 muajsh luftë.
Festimet u zhvilluan në qytete të ndryshme të Gaza-s, përfshirë Deir al-Bala, ku qindra njerëz u mblodhën jashtë spitalit të Martirëve Al-Aksa. Ata kërcyen, valëvitën flamuj palestinezë dhe shprehën gëzim për lajmin e pritur.
Fëmijët palestinezë festuan gjithashtu në sheshe dhe rrugë, duke thënë slogane si “Ne jemi njerëzit e Mohammed Deif!”, duke nderuar komandantin e Brigadave Qassam të Hamasit.
Raportime të tjera përmendin festime spontane që përfshinë të gjithë Rripin e Gazës, ndërsa qytetarët shprehën gëzim dhe shpresë për një periudhë më paqësore.