Napoli ka nisur bisedimet me Lille për transferimin e anësorit kosovar, Edon Zhegrova. Raportet nga Italia dhe Franca njoftojnë se klubi italian është në kontakt me agjentin e lojtarit për mundësinë e zëvendësimit të Khvicha Kvaratskhelia, i cili ka nënshkruar me Paris Saint-Germain.
Sipas burimeve, ekziston një marrëveshje personale me Zhegrovën, por ende mbetet një diferencë për të mbyllur mes dy klubeve.
Lille nuk është e gatshme ta lërë 25-vjeçarin të largohet gjatë këtij muaji, ndërsa Napoli po vazhdon bisedimet për ta siguruar atë si përforcim.