Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin William G.Walker në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
Osmani e falenderoi për kontributin e tij të vërtetë për Reçakun. Ajo theksoi se e vërteta e Reçakut është e pamohueshme.
“Masakra e vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë është kujtesë e përhershme për 45 burrat, gratë dhe të moshuarit, të cilët u masakruan brutalisht më 15 janar 1999 E vërteta e Reçakut është e pamohueshme”, tha Osmani.