-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin që vrau biznesmenin shqiptar

Kryesoret

Prokuroria e Ivreas në Torino ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Davide Osella Ghena, autorin e vrasjes së biznesmenit shqiptar Fatmir Ara.

Vrasja ndodhi pasi Osella Ghena nuk kishte mundësi ta paguante Ara-n për punimet që i kishte kërkuar. Pas ngjarjes, prokuroria arriti në përfundimin se krimi ishte planifikuar për të mbrojtur imazhin e autorit para të afërmve të tij dhe ishte kryer për një shumë parash prej 80 mijë eurosh.

Osella Ghena, së bashku me motrën dhe mikun e tij, akuzohen për bashkëpunim në krimin, dhe seanca finale për këtë çështje do të zhvillohet më 22 janar.

Avokatja e viktimës ka theksuar se Fatmir Ara, i cili u vra në mënyrë brutale, ishte një njeri që punonte shumë për të garantuar një të ardhme për familjen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit