Rusia ka sulmuar me raketa balistike dhe lundrimi pjesën më të madhe të territorit ukrainas. Si pasojë e sulmit ka ndërprerje të energjisë elektrike në gjashtë rajone.
Në një deklaratë, autoritetet e Kievit thanë se ndërprerjet e energjisë kishin ndodhur në rajonet Kharkiv, Sumy, Poltava, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Kirovohrad.
Ministri ukrainas i energjisë German Galushchenko tha në mediat se “masat parandaluese” që përfshijnë sistemin e shpërndarjes ishin gjithashtu në fuqi.
Aleatët perëndimore të Kievit shprehen të shqetësuar se lodhja nga lufta po përhapet dhe numri i dezertorëve ukrainas po rritet me shpejtësi. Sipas statistikave të Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, në vitin 2024 janë regjistruar mbi 22,000 raste të dezertimit.