Hetimet në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt kanë përfunduar dhe është ngrit aktë akuzë ndaj tre të dyshuarve, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
Kryeprokurori në Prishtinë Zejnullah Gashi gjatë një konference u shpreh se janë zhvilluar hetime në shum[ë dimensione për të siguruar ekspertiza brenda dhe jashtë vendit.
“Siç e dini ky ka qenë rast i ndishëm, fillimisht ka qenë i inskenuar si grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve dhe prokurorëve brenda një afati të shkurtë kohor kemi arritur t’i zbulojmë kryesit e kësaj vepre penale. Ka qenë një çështje penale jashtëzakonisht e ndjeshme edhe sa i përket kompleksitetit të saj dhe janë zhvilluar hetime në shumë dimensione për arsye se kemi siguruar ekspertiza edhe brenda edhe jashtë vendit tonë”, tha Gashi.
Liridona Ademaj u vra me 29 nëntor të vitit 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës nga burri i saj Naim Murseli. Ish burri i saj akuzohet se ka përgatitur planin për ta vrarë atë. Granit Plava akuzohet si doras dhe Kushtrimi Kokalla akuzohet se ka dhënë ndihmë në kryerjen e veprës penal.