-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Hetoni më tej kontrabandën e naftës, ndiqni rrugët e trafikut nga Afrika Veriore

Kryesoret

Deputeti Erion Braçe ka bërë një thirrje të fortë për hetuesit që të thellojnë investigimin pas kapjes së 600 tonëve naftë kontrabandë në Porto Romano, Durrës.

Ai thekson se ky aktivitet është i përhapur dhe vjen kryesisht nga Afrika Veriore, veçanërisht Tunizia dhe Libia, dhe kërkon që të zbulohet e gjithë skema e trafikut, përfshirë shitësit, blerësit dhe përfituesit.

Postimi i Erion Braçes:

“Trafiku lum, gjithashtu dhe nafta lum. Sot është tre ditë pasi Policia e Shtetit zbuloi linjën e kontabandës së naftës nga Tunizia. Nuk është vetëm nga Tunizia, por nga e gjithë Afrika Veriore.

Çudia më e madhe 3 ditë zgjat!

Dita e tretë dhe pyetja që kam për hetuesit e naftës kontrabandë në Porto-Romano është: hetuat, mësuat, gjetët kush e blinte, kush e shiste, si e shiste, sa fitonte me naftën kontrabandë nga Afrika Veriore, Tunizia dhe Libia?

Hetimet për këtë duhen, për këtë vlejnë. Jo thjesht për të kapur dy anije të linjës së kontrabandës, por për të kapur e ndëshkuar përfituesit. Jo vetëm për të kapur anijet që kanë qenë të përditshme me 400-500 tonë kontrabandë, kanë qenë të përditshme. Në Porto-Romano dhe në Vlorë.

Nuk janë pikat e bardha që organizojnë rrjetin e kontrabandës. Ndiqni naftën, te kuptoni dhe kush është mafia e naftës kontrabandë nga Afrika Veriore! Kurajo, hetoni më tej!”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit