-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet me 3 mijë euro Lëvizja Vetëvendosje, shkak gjuha fyese e Kurtit

Kryesoret

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 3 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të gjuhës fyese që përdori kryeministri Albin Kurti në tubimin në Pejë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë ankesën dhe e ka akuzuar Kurtin për shkelje të Kodit të Mirësjelljes.

“Pranohet pjesërisht e bazuar ankesa e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me seli në Prishtinë, Anr.30/2025 e datës 14.01.2025, ashtu që subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 3,000.00 (tremijë) euro”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Gjithashtu Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 20 mijë Euro edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkeljen e “Kodit të Mirësjelljes”.

Në ankesë e Vetëvendosjes thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit