Një 34-vjeçar turk u arrestua në pikën kufitare Muriqan. 34-vjeçari Azat Oncel ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohej nga autoritetet turke për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjykata e Krimeve të Rënda Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.