-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet kantieri i parkimit të madh në QSUT

Kryesoret

Ditën e sotme është hapur kantieri i madh i parkimit pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

Kryeministri theksoi se pjesa jashtë godinave do të transformohet në një park dhe kjo do të kthehet në një vepër arti.

“Janë afër 4000 makina, që hyjnë e dalin në ditë dhe afro 120 mijë automjete që qarkullojnë brenda muajit, duke rritur fluksin e lëvizshmërisë. Kjo krijon situatë jo të këndshme për ata që vijnë e marrin shërbime në QSUT. Ka dyfishim të kërkesave për të parkuar dhe për të marrë shërbimin mjekësor.
Në këtë qendër spitalore, nuk marrin trajtim vetëm pacientët, por vijnë edhe studentë të mjekësisë. Godina e parkimit do jetë me nivele, duke pastruar oborrin e QSUT. Oborrin e QSUT do ta kthejmë në lulishte. Qendra do afrojë 1400 vend-parkime. Do ketë edhe parkime të dedikuara për persona me aftësi të kufizuar, si dhe të dedikuar për makinat që janë me energji.”, tha Koçiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit