-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet “Vila 31 x Art Explora”, Gonxhja: Artistët do të thyejnë fantazmën e Enverit

Kryesoret

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në hapjen e “Vila 31 x Art Explora”, një qendër e re për zhvillimin e arteve. Gjatë fjalës së tij, Gonxhja theksoi se artistët do të përdorin artin për të sfiduar dhe “trembur” fantazmën e diktatorit Enver Hoxha.

Ai shtoi se kjo qendër do të ofrojë kurse profesionale për të zhvilluar aftësitë e artistëve dhe për të krijuar mundësi për kuratorë, duke kontribuar në zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike të kryeqytetit.

“Kryeqyteti do të ketë një jetë sa i takon jetës së pavarur. Vjen në momentin e duhur dhe në një situatë që mendojmë se jemi shumë të përgatitur.

E shikoj si një qendër që do të na sjellë kurse profesionale, atë që na mungon në botën e artit. Ne kemi shumë artisë, por mungojnë kuratorë, që të menaxhuar qendrat. Arti është një gjë dhe administrimi një tjetër. Këtu vuajmë dhe këtë e shohim si një mundësi të re për kurset që do bëhen këtu. U uroj punë të mbarë.

Së bashku do ti gjendemi pranë kësaj sfide të re. Nga një anë artistët do të mundohen të trembin fantazmën e Enverit, që do ta thyejnë atë me art, dialog, demokraci dhe gjithë përfshirje që integrohet në Europë jo vetëm me ligje dhe tregun, por edhe në aspektin e jetës krijuese dhe aspektin njerëzor”, tha Gonxhja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit