Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë zyrtare në Pragë, ku u takua me Ministrin e Brendshëm të Çekisë, Vit Rakusan.
Ata diskutuan thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe mbështetjen e Republikës Çeke për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Sapo përfundova një takim miqësor me Ministrin e Brendshëm të Republikës Çeke, i cili më siguroi mbështetjen që do të japë Republika Çeke për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Bashkë me mua, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të thelluar bashkëpunimin midis dy policive tona.
Vlerësuam bashkarisht komunitetin shqiptar që jeton në Çeki, një komunitet i mirëintegruar dhe është një urë lidhëse midis dy popujve tanë.
Homologu çek mirëpriti ftesën për të vizituar Shqipërinë në fillim të muajit qershor, kohë e cila përkon me hapjen e sezonit turistik, ku tashmë e dimë që një pjesë e konsiderueshme e turistëve vijnë edhe nga Çekia”, tha për mediat, Hoxha.