Një 36-vjeçar, Vasil Kamberi ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është qëlluar me armë gjahu në një pyll.
Ai u transportua për në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë në helikopter për shkak të plagëve të marra.
Autori i krimit është identifikuar Flamur Kamberi. Rrethanat ende nuk dihen. Por kjo është vrasja e katërt këtë vit.
Vrasja e parë u shënua në Shkodër ku u qëllua për vdekje Ramazan Mataj, më pas në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Bujar Nasufi.
I treti ishte Kristian Marku në aksin Fier-Vlorë. Gjithashtu në Tiranë u vra Xhemal Meta nga fqinji Isuf Hasa.