Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve për një takim online, ku do të diskutohet kryesisht për votën e diasporës dhe regjistrimin e emigrantëve.
Sipas burimeve, mbledhja vjen në një moment të rëndësishëm për përgatitjet zgjedhore, pasi afatet për regjistrimin e emigrantëve skadojnë më 1 mars.
PS ka intensifikuar aktivitetet e saj, duke hapur zyra në disa qytete europiane për të asistuar në këtë proces.