Mëngjesin e sotëm Papa Françesku është rrëzuar teksa ndodhej në rezidencën e Santa Martës.
Zyra e shtypit e Vatikanit bën me dije se Papa Françesku ka pësuar disa fraktuar dhe mavijosje. Ai ka dëmtuar parakrahun e majtë dhe mjekët ia kanë vendosur në allçi si masë paraprake.
Në vetëm një muaj ky është incidenti i dytë që ka pësuar Papa Françesku, pasi më 7 dhjetor të 2024 goditi mjekrën në komodinën e tij.