-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U plagos me thikë nga Gjergj Dardha, këngëtari Fresku: Kërkoj të zgjidhet nga shtetit

Kryesoret

Dy ditë më parë u plasgos me thikë këngëtari Adeir Fresku në qytetin e Shkodrës. Ai u godit nga Gjergj Dardha, tregtari që shiste fruta perime afër lokalit.

Konflikti mes tyre ka nisur për shkak se Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë në gjendje të dehur dhe këngëtari i kishte thënë që nuk do ti shërbente më. Pasi këngëtari ishte pronar i një lokali në Shkodër. Më pas dardha u arrestua disa minuta pasi ndodhi ngjarja.

Këngëtari ka deklaruar se ai i ka kërkuar që të mos vinte më në lokal pasi i bizdiste shokët. Ai kërkon drejtësi nga kjo ngjarje.

“Nuk doja të isha pjesë e këtyre gjërave. Është bërë më e madh se ç’duhet. Jam goditur pas shpine por shpresoj që gjithçka të zgjidhet nga shteti. Me autorin njiheshim, mundohesha t’i njihesha e ti respektoja të tërë. E kam takuar 3-4 herë. I ka bezdisur disa herë punonjësit e lokalit tim, por nuk i kam hyrë shumë në detaje. I kisha thënë në mënyrën më qytetare të mundshme që të mos vinte më në lokalin tim.

Familjarët e autorit nuk më kanë kontaktuar. Unë kam 4-5 plagë me thikë në trup. Ka qenë një sulm në pabesi, nuk e kam vënë re. Në spital shkova vetë, mora makinën dhe shkova të merrja ndihmën mjekësore sepse nuk e dija se çfarë kisha pësuar saktësisht”,tha këngëtari Ademir Fresku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit