Ditën e sotme një 36-vjeçar me iniciale V.K., është plagosur me çifte në pyllin në fshatin Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Gjatë transportimit me helikopter për në spital, 36-vjeçari ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Ndërsa 34-vjeçari me iniciale F.K., i afërm i viktimës është shoqëruar për në komisariat pasi dyshohet se është autori i ngjarjes. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.