Myrto Uzuni ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u transferuar në klubin amerikan Austin. Klubi ka paguar plot 12 milionë euro, shifër që përkon me klauzolën e prishjes së kontratës me Granadën.
Për transferimin e tij janë duke u kryer tani procedurat e fundit, përfshirë testet mjekësore. Pas disa ditësh pa stërvitje me Granadën, Uzuni ka marrë vendimin për të vazhduar karrierën në SHBA, ndërkohë që Granada nuk ka pranuar ofertat më të ulëta dhe ka kërkuar plotësimin e klauzolës për transferimin.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare largohet si golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadës pas 3 viteve të suksesshme në klubin spanjoll.