-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Shpërndahen apartamentet dhe certifikatat e pronësisë për të prekurit nga tërmeti

Kryesoret

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar se, në përpjekje për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti, Bashkia e Tiranës do të shpërndajë së shpejti certifikatat e pronësisë për ata që kanë marrë apartamente në lagjet “5 Maji” dhe Kombinat.

Veliaj theksoi se deri tani janë shpërndarë 428 apartamente në “5 Maji” dhe 75 të tjera në Kombinat, me planin që deri në fund të Marsit të ndahen edhe 273 dhe 486 apartamente përkatësisht.

“Janë miratuar dhe po zbatohen projektet për ndërtimin e 16 objekteve me 6 deri në 8 kate. Sipërfaqe totale e ndërtimit që ne kemi aty është 167800 metra katror. Përfshihen 1064 apartamente, pra ka më shumë zona se është bashkuar edhe pjesa e Astirit dhe i gjithë ai pellg tek lagjja e re në Kombinat. Shpërndamë 75 apartamente dhe deri në fund të Janarit do të ndajmë edhe 85 apartamente të tjera. Pra çdo pallat që kolaudohet dhe merr letrat, futet në proces shorti dhe futen familjarët në shtëpi. Deri në fund të muajit Mars ne do të ndajmë edhe 486 apartamente të tjera në Kombinat. Kështu që kush përfaqëson njësitë 6,14, Vaqarr besoj i ka përgjigjet këtu për mënyrën se si do të procedojmë”, deklaroi Veliaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit