Ylli i Holloyoask Paul Danan ka humbur jetën në moshën 46-vjeparo pasi për muaj të tërë ka luftuar me problemet me frymëmarrjen. Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i tij i cili e cilëson si një fener drite për kaq shumë njerëz.
“Me zemrën e copëtuar ne ndajmë lajmin tragjik të vdekjes së @pauldanan në moshën 46 vjeçare. I njohur për praninë e tij televizive, talentin e jashtëzakonshëm dhe dashamirësinë e palëkundur, Paul ishte një fener drite për kaq shumë njerëz. Largimi i tij i parakohshëm do të lërë zbrazëti të pazëvendësueshme në jetën e të gjithë atyre që e njohën. Gjatë kësaj kohe të vështirë, ne kërkojmë respekt dhe privatësi për familjen, miqtë dhe kolegët e Paul. Nuk do të bëhen komente të mëtejshme në këtë moment.”, tha menaxhmenti i tij.
Në qershor të vitit të klauar, Paul kishte pësuar dështim të fymëmarrjes për shkak të asaj që përshkruhet “obsesiv vape smoke”.