Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, e cila jep pretencën(Pretendim) ndaj këtyre personazheve të njohur të botë së krimit në Shqipëpëri.
Prokuroria ka kërkuar dënime për disa nga të pandehurit, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet janë ulur me një të tretën.
Sipas pretencës:
- Astrit Avdyli: 15 vite burg, zbret në 10 vite
- Emiljano Shullazi: 15 vite burg, zbret në 10 vite
- Naim Stafuka: 9 vite, zbret në 6 vite
- Blerim Abazi: 10 vite, zbret në 6.8 vite
- Besian Xhixha: 10 vite, zbret në 6.8 vite
- Enver Diva: 10 vite, zbret në 6.8 vite
- Robert Laçi: 10 vite, zbret në 6.8 vite
- Gjergj Cukali: 10.6 vite, zbret në 7 vite
- Viktor Imeraj: 10 vite, zbret në 6.8 vite
- Satilno Basho:10 vite, zbret në 6.8
- Miri Bruli: 9 vite zbret, në 6 vite
- Xhelal Rraja: 9 vite burg, zbret në 6 vite









