Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka mohuar lajmet në media se prefekti i qarkut Gjergj Prendi dha dorëheqjen pas përplasjes me të për një projektvendim për faljen e detyrimeve.
“Lajmi se Prefekti I Lezhes ka dhene doreheqjen nga “perplasja” me Kryetarin e Bashkise eshte nje sajim i ulet qe ska asnje lidhje me realitetin!
Bashkia nuk eshte propozuese e projektvendimit per faljen e detyrimeve, por propozim i nje keshilltari! Pra i eshte kthyer keshilltarit dhe keshillit jo Kryetarit!
Une kam shprehe habine se si i njejti projekt ka kaluar para 2 vitesh dhe sot jo! Kjo ka te beje me argumentimin me dy standarte te stafit juridik, i cili per aresye qe i dine ato kane kthyer projektvendimin!
Perpjekja per te sajuar nje histori perplasjesh eshle banale! Bashkia nuk eshte propozuese, por eshte ne te drejten e vet qe te kerkoje mosaplikimin e dy standarteve per te njejten gje nga disa zyrtare kushdoqofshin ato! Ne kete rast Prefekti vete nuk ka qene ne perlasje aspak me ne!
Cdo lajm me “perplasje” eshte truk gazetaresk qe ne kerkim te audiences fantazojne te tilla histori” shkruan ai.
Përplasje me Pjerin Ndreun? Jep dorëheqjen prefekti i Lezhës