Avokati i njohur, Genc Gjokutaj pyet se si ka mundësi që çdo hesap politik i kryeministrit Edi Rama të shoqërohet me një vendim nga drejtësie. Ai sjell rastet e Salianjit, Bardhit dhe thotë se drejtësia po punon për të qëruar hesapet e Ramës me kundërshtarët para 11-Majit.
“Drejtesia shqiptare që i ka mbetur vetem emri! Lëre pastaj pavaresinë nga Rama! Ervin Salianji u denua si kallezues i rremë pa bere kallezim penal! Sepse keshtu i leverdiste Ramës!
Gazment Bardhi bën kallëzim penal ndaj vëllait te KM dhe nuk konsiderohet kallëzues nga SPAK sepse kallëzuesi gezon te drejten e komunikimit te vendimit dhe per pasoje edhe te ankimimit qe do ta zgjaste çeshtjen e Olsit!
Edhe kete here keshtu i leverdis dhe deshiron Rama! Madje Rama edhe po e intimidon Bardhin per kallezim te rreme!
Nese Bardhit do ti jepej vendimi i pezullimit ai do ankohej dhe kesisoj kallëzimi i rremë i deshiruar nga Rama per Bardhin do te zgjatej shume e bashke me të edhe perjashtimi i Olsit nga autoresia tek Xibraka dhe gjithmone nese Bardhi do ta humbte betejen neper Gjykata!
Mirepo zgjedhjet po afrojne dhe Rama keto hesape i duhen te qeruara perpara 11 Majit!
Tani me thoni ju mua si ka mundesi qe çdo hesap politik i KM ka bashkelidhur nje vendim Prokurorie, SPAK-u apo GjKKO-je bashkelidhur dhe ashtu siç i duhet?
Kaq e pavarur eshte Drejtesia Shqiptare!
Nje gjë mbetet e pakontestueshme:
Pa kete lloj Drejtesie Rama jo vetem nuk do te ishte ne pushtet apo të ëndërronte ende por do te ishte ne riedukim” shkruan ai.