TikTok do të ndalohet në SHBA që nga e diela nëse nuk shitet nga kompania kineze, sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë.
Megjithatë, Presidenti Joe Biden ka njoftuar se do të vonojë implementimin e ndalimit deri në përfundim të mandatit të tij, duke e lënë në dorë pasardhësin Donald Trump të marrë vendimin përfundimtar.
Gjyqtarët kanë refuzuar të heqin ndalimin fillestar dhe kështu, TikTok, aplikacioni i popullarizuar nga miliona përdorues amerikanë, do të mbyllet përfundimisht për ta.