Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka komentuar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë për energjinë e rinovueshme. Ai tha se ai dhe qytetarët italianë ishin informuar për këtë marrëveshje vetëm përmes lajmeve, njësoj siç kishte ndodhur me çështjen e emigrantëve.
Në një intervistë për Syri TV, Renzi është pyetur për marrëdhënien e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama kur ai ishte në krye të qeverisë italiane.
“Nuk më ka dhuruar asnjëherë ndonjë shall dhe nuk më është gjunjëzuar ndonjëherë (qesh), më mirë kështu. Përtej shakave, është bukur që kanë një raport të bukur personal, është bukur të kemi bashkëpunim maksimal por në transparencë dhe në respektim të qytetarëve të mos bëjmë lojëra. Me Ramën unë kam punuar kur kam qënë Kryetar i Këshillit të Ministrave, të gjithë ne duam të kemi një raport të mirë me Shqipërinë por ky raport duhet të mbështetet mbi transparencën” – tha Renzi.
Ai komentoi gjithashtu marrëdhënien mes Ramës dhe Melonit, duke e quajtur një lidhje të ngushtë, por duke shtuar se kjo po u kushton shumë shtrenjtë italianëve.
“Tashmë është e qartë që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë midis atyre të dyve. Mua më jep vetëm kënaqësi, unë s kam agjë kundër marrëdhënieve njerëzore, personale. Kryeministrit tuaj i pëlqen të bëjë shaka, por aty ku nuk gjej asgjë për të qeshur është kur shpërdorohen paratë publike të taksave, si për shembull në qendrat e emigrantëve. Nuk besoj se kjo është një risi, është një çështje për të cilën kemi folur shumë herë ka një marrëdhënie të veçantë mes Melonit dhe Ramës, por kam p⌂rshtypjen se italianët paguajnë dhe paguajnë shtrenjtë”, – tha Renzi.
Ish-kryeministri italian komentoi edhe marrëveshjen për energjinë mes Emirateve të Bashkuara Arabe, Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se parlamentarët italianë nuk ishin informuar për detajet e kësaj marrëveshjeje.
“Askush prej nesh ka diskur ndonjë pikë të marrëveshjes. Ndoshta është një marrëveshje e mirë, unë nuk mund ta di këtë sepse unë jam një parlamentar, një deputet i opizitër por për këtë marrëveshje jam informuar njëlloj si ju nga gazetat, njëlloj siç ka ndodhur për emigrantët.
Ajo që do të ishte e rëndësishme në një demokraci është që të informosh njerëzit. Njeriu mund të jetë dakort të thotë ‘o ç’ide e mirë!’ ose të thotë ‘nuk jam dakort’ por ao që është e çuditshme është se këto marrëdhënie personale prodhojnë marrëveshje prej mld eurosh si ajo energjisë dhe ajo e emigrantëve. Ne do të kërkojmë do të pyesim nga kryeministrja se çfarë është kjo marrëveshje”, – tha Renzi.