Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge Jr., ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama për mikpritjen e familjes nga Gaza dhe fëmijës 1-vjeçar që erdhi në Shqipëri për trajtim mjekësor të specializuar.
Në një postim në rrjetet sociale, Kluge theksoi se Shqipëria, duke iu bashkuar Francës, Rumanisë dhe Norvegjisë, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për pacientët e sëmurë dhe të plagosur nga Gaza, duke i shpërndarë mesazhin e solidaritetit dhe dhembshurisë. Ai shtoi se më shumë se 12,000 pacientë kanë ende nevojë për kujdes mjekësor jashtë Gazës.
“Faleminderit, Shkëlqesia juaj kryeministër Edi Rama, që u bashkuat me shtetet e tjera anëtare të OBSH-së në Evropë, përfshirë Francën, Norvegjinë dhe Rumaninë, në mbështetje të pacientëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza. Besoj se kjo shënon fillimin e shumë evakuimeve jetike drejt Shqipërisë dhe shpresoj që veprimet tuaja të dhembshura të frymëzojnë të tjerët të ndjekin këtë shembull mbi 12 000 pacientë kanë ende nevojë urgjente për kujdes mjekësor jashtë Gazës,” shkruan Kluge.