-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta masive në Beograd kundër qeverisë dhe Vuçiçit

Kryesoret

Qindra mijëra studentë dhe qytetarë bllokuan rrugët e Beogradit më 17 janar, duke protestuar para studiove të Radios dhe Televizionit të Serbisë. Ata kërkojnë llogaridhënie nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe qeveria për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit, ku shembja e çatisë çoi në vdekjen e 14 personave. Protestuesit kërkojnë gjithashtu që ngjarjet të pasqyrohen objektivisht dhe të mos stimulohet përçarje mes qytetarëve.

Protesta masive erdhi pas një incidenti të djeshëm në Beograd, kur një makinë shtetërore përplasi dhe plagosi rëndë një student protestues. Ngjarja, e cila u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ka nxitur më tej zemërimin e studentëve. Gjatë bllokadave ka pasur incidente të tjera, përfshirë sulmin me thikë ndaj studentëve të Kolegjit Mjekësor në Novi Sad.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit