Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj përmes një deklarate për mediat u shpreh se PD i bën thirrje AMF-së që të ndërhyjë menjëherë dhe të bëjë transparencë për rritjen e çmimit me 30% të siguracionit të makinës.
“Rritja me 30% e çmimeve të sigurimeve të detyrueshme për automjetet është një barrë e rëndë për secilin prej jush sepse pagat i keni të ulëta dhe kostot po u rriten çdo ditë.
Shqipëria ka sigurimet më të shtrenjta në rajon. Dhe ja ku vjen një shtesë tjetër për kurrizin tuaj. Ky është një tregues i qartë i braktisjes së qytetarëve nga institucionet që duhet t’i mbrojnë.
Më të prekurit nga kjo rritje do të jenë shoferët e rinj, ata të cilët e kanë edhe më të vështirë ta përballojnë. Ky është një taksim i dyfishtë për ta dhe prindërit e tyre” tha ajo.