Një 41 vjeçar shqiptar trafikant i emigrantëve të paligjshëm me kamionit në Angli ka publikuar foto duke luajtur gol, pasi ia ka dalë me sukses prej shtatë vitesh të bllokojë ekstradimin drejt Belgjikës.
Sipas “The Sun”, në vitin 2018, Kujdesi Dauti u dënua në mungesë me 7 vite burg nga një gjykatë në Belgjikë për kontrabandimin e qindra emigrantëve në Britani në pjesën e pasme të kamionëve.
Ai për qëllime ekstradimi është arrestuar në Londër në vitin 2018 pas një urdhër arresti lëshuar nga Belgjika. Megjithëse kanë kaluar shtatë vite nga miratimi ekstradimit drejt Belgjikës, ai ka mundur me sukses për një procesi apelimi ta bllokojë atë.
Gjatë kohës kur gjykata ekstradimeve e la të lirë me kusht, Kujdesi Dauti banues në Elm Park në Lindje të Londër është përfshirë në një tjetër krim.
Sipas kësaj gazeta britanike Kujdesi Dauti në vitin 2023 pranoi akuzat për grabitje makine dhe është në pritje të marrjes së dënimit. Për ti ekstraduar drejt Belgjikës bashkë me Kujdesi Dutin në Angli janë arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë, Alket Dauti dhe Sabah Zeka.
Alket Dauti i lindur në fshatin Golaj të Kukësit, sipas prokurorëve belg ishte koka e një rrjeti kriminal në trafikun e shqiptarëve me kamion drejt Anglisë.
Alket Dauti vuan në burgjet belge një dënim prej 12 vitesh pasi u ekstradua në Belgjikë në 2019-ën. Sabah Zeka një tjetër ‘ushtar’ i Alket Dautit u arrestua në Londër në 2018 dhe ende nuk është ekstraduar për të vuajtur 7 vite burg në Belgjikë.
Për një shqiptar të fshehur në rimokion e kamionit ata merrnin 8.000 stërlina ndërsa në kabinën e shoferit 13.000 stërlina.