Vllaznia shkatërroi Skënderbeun me shifrat e thella 4-0, në sfidën e javës së 21-të në Superiore.
Tripleta e Bekim Balajt dhe goli i Esat Malës, i dhanë fitoren Vllaznisë.
Kështu me këtë fitore Vllaznia shkon me 37 pikë në vendin e dytë dhe Skënderbeu mbetet në fund me 16 pikë.