Deputeti socialist Etjen Xhafa i ftuar në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u shpreh se Donald Trump është i përgatitur dhe ka një plan. Xhafa thekson se qëllimi i tij është situata e çmimeve për uljen e tyre.
“Motivi kryesor ka qenë çmimet dhe ekonomia, situata ekonomike. E majta humbi 5 mln vota që ndikuan te fitorja e Trump. Kanali i Panamasë psh. duhet mirëmbajtur sepse kushton miliarda, ndaj u kthye në pikë diskutimit. Edhe çmimet e ndryshuara vijnë për shkak të dy kanaleve nevralgjike nga kalon shumica e tregtisë së botës, Kanali i Panamasë dhe i Suezit. I pari për mirëmbajtjen dhe tjetri për rebelët Houthi. Qëllimi i tij është situata e çmimeve, për uljen e tyre. Pika tjetër është ajo e emigrantëve, që mund të krijojë një problem kompleks me pasojë 10-vjeçare. Sepse duke hequr emigrantët heq konsumin, fuqinë punëtore etj. Mendoj se Trump është i përgatitur, ka një plan. Plani i tij është i frikshëm po ta lexosh. Ai la të kuptohet se tani është njeri tjetër dhe shumë i përgatitur”, thotë deputeti socialist.