-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

105-vjetori i Kongresit të Lushnjës, Begaj: Shqipëria është ngritur dhe mbrojtur nga njerëz patriotë

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj në rrjetet sociale ka kujtuar 105 vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Begaj shprehet se patriotët shqiptarë u mblodhën në Lushnje dhe sfiduan çdo rrezik, dëshmuan vullnet të epërm në mbrojtje të tokave shqiptare dhe lirisë përballë forcave antikombëtare dhe atyre pushtuese.

Ai thekson se Shqipëria është ngritur dhe mbrojtur nga akte dhe vlera të tilla të larta.

“Sot, 105 vjet nga Kongresi i Lushnjes, i vetmi autoritet i Shqipërisë me fuqi sovrane, që vetëvendosi aktin themeltar të shtetit duke e shpëtuar vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja. Më 21 janar të 1920-ës, patriotët shqiptarë u mblodhën në Lushnje për të ringjallur pavarësinë e vendit, për të mbrojtur ëndrrën dhe sakrificën e Kuvendit të Vlorës.

Ata sfiduan çdo rrezik, dëshmuan vullnet të epërm në mbrojtje të tokave shqiptare dhe lirisë përballë forcave antikombëtare e atyre pushtuese. Shqipëria është ngritur dhe mbrojtur nga njerëz të tillë, nga akte dhe vlera të tilla të larta. Shqiptarët do t’i kujtojnë përjetë me nderim të thellë ata”, shkruan presidenti Begaj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit