Kryetari i Këshilltarëve Demokratikë Ilir Alimehmeti në një konferencë për shtyp tregoi se Shqipëria ka shpenzimet shëndetësore më të ulëta në Europë.
Alimehmeti u shpreh se modeli i nënfinacimit të shëndetësisë së ka implementuar Partia Socialiste ka thelluar më keq plagën që lëndon prej vitesh. Ai theksoi se Shqipëria është e fundit në shëpndetësi në rajon dhe e fundit në shëndetësi në Europë. Alimehmeti tha se programi i Partisë Demokratike bazohet në tri hallka për shëndetësinë.
“Partia Socialiste votoi kundër rritjes së buxhetit të shëndetësisë në nivelin 5% të PBB-së, e cila në fakt ishte votë kundër vetë premtimit të tyre të vitit 2013, duke treguar se premtimet elektorale nuk i kanë seriozisht e nuk kanë ndër mend t’i zbatojnë. Jo se nuk munden, por se nuk duan dhe nuk kanë vullnetin politik për ta bërë!
Ky nënfinancim publik i shëndetësisë në Shqipëri ka krijuar dhe ka thelluar probleme dhe kufizime të mëdha të kapaciteteve ndër vite.
Modeli i nënfinancimit të shëndetësisë që ka implementuar Partia Socialiste, jo vetëm që nuk krijon dot zgjidhje, por e kundërta, thellon dhe më tej atë plagë që lëngon prej vitesh!
Ata nuk prodhojnë dot zgjidhje për shëndetësinë, sepse në fakt ata nuk e dëshirojnë një zgjidhje për shëndetësinë.
Zgjidhja jepet nga programi i Partisë Demokratike për shëndetësinë, i cili bazohet në katër hallka kyçe:
Vlerësimin e saktë të problematikës shëndetësore,
Financimin e duhur të sektorit shëndetësor,
Decentralizimin e shërbimeve shëndetësore, dhe
Zbatimin e e kritereve të performancës dhe të niveleve thelbësore të asistencës shëndetësore.
si baza themelore që mund të bëjë të mundur trajtimin e sëmundshmërisë, mbrojtjen e jetës dhe promovimin e shëndetit në Shqipëri, sepse:
E drejta e shëndetit duhet mbrojtur me çdo kusht!
E drejta e jetës duhet mbrojtur me çdo kusht!”, tha Ilir Aliahmeti.