Atalanta ka siguruar kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve pas fitores bindëse 5-0 ndaj Shturm Grac. Golat e realizuar nga Retegui, Pasalic, De Ketelare, Lukman dhe Breshanini i dhanë italianëve tre pikët e nevojshme për të avancuar më tej, me shpresën se do të jenë mes 8 ekipeve më të mira në fund të fazës grupore.
Ndërkohë, Monako ka fituar 1-0 ndaj Aston Vilës në një ndeshje ku francezët arritën të barazonin në 13 pikë, duke i siguruar pothuajse kalimin në raundin tjetër. Goli i vetëm në ndeshje erdhi nga Singo në minutën e 8-të.