Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në përkujtimin e 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.
Ajo e cilësoi këtë ngjarje si një gur kilometrik në historinë e Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e saj për vendin, duke vlerësuar kontributin e lushnjarëve për zhvillimin e këtij kongresi të rëndësishëm.
“Edhe sot e kësaj dite Kongresi i Lushnjës mbetet një shembull për të gjithë ne, për mënyrën sesi duhet të jemi bashkë dhe në një unitet të plotë kombëtar, për mënyrën sesi duhet të forcojmë shtetin e së drejtës, sesi duhet të zhvillojmë dhe të forcojmë ekonominë e vendit dhe t’i japim të gjithë shqiptarëve shanse të barabarta”, u shpreh Balluku.
Kongresi i Lushnjës, i mbajtur më 21 janar të vitit 1920, ishte një moment kyç për mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë.