Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sqaroi se fleta e votimit për qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë do të dërgohet me postë gjatë javës së dytë të prillit.
Gjatë një video live në Facebook, ai theksoi se procesi i aplikimit do të jetë pa kosto për qytetarët, pasi shteti do të mbulojë të gjitha shpenzimet.
Celibashi: Do t ju vijë me postë. Parashikojmë ta dërgojmë gjatë javës së dytë të prillit. Gjithsecili do të ketë 3-6 ditë për ta plotësuar fletën. Bashkë me të do t’ju vijë një udhëzim se si do ta plotësoni dhe si do ta vendosni në zarf e do ta ktheni. Postën nuk do ta paguani ju. Gjithçka e paguan shteti.