Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk e quajti një fitore të jashtëzakonshme ardhjen në pushtet të Donald Trump.
Ai u tha mbështestësve që ishin të pranishëm në event se kjo fitore ishte një degëzim në rugën e qytetërimit njerëzor.
“E dini, ka zgjedhje që vijnë dhe shkojnë. Disa zgjedhje janë, e dini, të rëndësishme, disa jo. Por këto, këto me të vërtetë kishin rëndësi. Dhe unë vetëm dua të them faleminderit që e bëtë të ndodhë. Faleminderit. Është falë jush që e ardhmja e qytetërimit është e sigurtë. Falë jush ne do të kemi qytete të sigurta, më në fund, qytete të sigurta, kufij të sigurt, shpenzime të arsyeshme, gjëra bazë”, tha Musk.