14 vite nga vrasjet e 21 janarit, kur humbën jetën katër protestues në bulevard gjatë protestës së opozitës së drejtuar nga Edi Rama.
Paraditen e sotme në bulevard para kryeministrisë u mblodhën familjarë dhe të afërm të viktimave për të zhvilluar homazhe për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtarjn dhe Hekuran Dedën. Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet, por të pranishëm vendosën lule Belinda Balluku, Elisa Spiropali, Taulant Balla dhe deputetë të tjerë socialistë.
Përmes një postimi në shkurtër në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan krah fotos së publikuar se ata që po vonojnë drejtësinë për 21 janarin nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër.
“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë”, shkruan Rama.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.
Çështja u regjistrua nga SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika.