Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka theksuar angazhimin e saj për të forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Evropës.
Në një postim në X, ajo u shpreh “Italia do të jetë gjithmonë e përkushtuar për të konsoliduar dialogun midis SHBA-së dhe Evropës, si një shtyllë thelbësore për stabilitetin dhe rritjen e komuniteteve tona”.
Meloni, një mbështetëse e fortë e Donald Trump në Evropë, e sheh veten si një urë lidhëse midis administratës amerikane dhe Bashkimit Evropian, duke synuar forcimin e bashkëpunimit strategjik.