-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani dhe diplomatët e huaj homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Kryesoret

Vjosa Osmani dhe diplomatë të huaj të Kosovës kanë bërë homazhe dhe nderime te varri i presidentiti të parë të Kosovës Ibrahim Rugova.

Në ceremoni morën pjesë edhe e ngarkaura me punë në mbasadën amerikane, Anu Prattipati, amabasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, dhe ambasadorë të tjerë të huaj.

Presidentja Osmani e quajti Rugovën si “atin themeltar të shtetit tonë” dhe u shpreh se ai kishet dhënë kontribut të jahstëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të fortë të shtetit.

“Presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavrësi dhe demokraci, por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të rëndësishme që na u deshën më së shumti në ato kohë të vështira”, tha Osmani.

Rugova kishte shërbyer si president i parë i Kosovës dhe ishte lider i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe njihet për rolin e tij në lëvizjën paqësore për pavarësinë e Kosovës nga Serbia gjatë viteve të 90-ta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit