Pas një shiu të rrëmbyeshëm, rrugët në zonën e stadiumit në Durrës u përmbytën dhe u bllokuan për disa minuta, duke bërë të pamundur kalimin e makinave dhe qytetarëve.
Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj, për shkak të grumbullimit të ujit, trafiku mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta.
Kjo zonë, për shkak të kanaleve të bllokuara, është ndër më të prekurat nga përmbytjet sa herë që bie shi.