Dy punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot në mëngjes (21 janar) në një fabrikë të kompanisë “Bosch” në qytetin Reutlingen, në jugperëndim të Gjermanisë.
Sipas mediave gjermane, shpërthimi ka ndodhur për shkak të një rrjedhjeje gazi në objektin e fabrikës. Një punëtor 52-vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër, 44-vjeçar, ka vdekur në spital si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi.
Gjithashtu, raportohet se një punëtor tjetër ka humbur dëgjimin për shkak të shpërthimit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij aksidenti tragjik.