-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Maedonisë Pançe Toshkovski tha se po mblidhen shumë prova për arratisjen e Artan Grubit.

“Aktualisht po mblidhen më shumë prova, nëse polici i cili ishte në detyrë kur ish-zv. kryeministri Artan Grubi u largua nga vendi ka bërë një gabim të pakujdesshëm apo nëse është organizuar në kuadër të një grupi të caktuar që ka organizuar arratisjen. Për këtë është hapur hetim dhe po vepron Prokuroria Themelore Publike dhe në kuadër të asaj që kemi si prova të pakundërshtueshme ndaj personit kemi bërë kallëzim penal dhe është pezulluar nga puna. Aktualisht po hetohet nëse ka pasur komunikim dhe çfarë komunikimi ka qenë ai”, theksoi Toshkovski.

Ai nënvizoi se për të parandaluar skenarin janë bërë përgatitje më serioze, por nuk ka reagime pasi ka qenë opercion sekret. Toshkovski theksoi se fakti që Artan Grubi nuk shpreh iniciativë për t’u kthyer në vend është tregues i mjaftueshëm nëse ai është fajtor apo jo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit