-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici dy persona

Kryesoret

Në policinë e Shkodrës janë vetëdorëzuar dy persona që kanë lidhje me atentatin ku mbetën 4 të vrarë në Dobraç. Në polici janë dorëzuar Izmir Sakica dhe Samuel Troshani të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Këta të dy janë të shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçi në mes të qytetit të Shkodrës më 4 qershor 2024.

Më 30 tetor në Dobraç humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i pafajshëm Flutura dhe Bashkim Basha.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me makinën tip Mercedes Benz C-Class me targa franceze dhe u qëlluan me breshëri automatiku. Makina e dy të rinjve devijoi nga rruga dhe u përplas me motorrin ku po udhëtonin çifti Basha.

Kështu si pasojë gruaja Flutura Basha humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj Bashkimi disa ditë më pas në spitalin e Shkodrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit