-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha reagon për raportin e OECD: Shëndetësia shqiptare në krizë

Kryesoret

Lulzim Basha ka reaguar pas 24 orësh nga publikimi i raportit të OECD-së, që tregon se Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta shëndetësore për frymë në Europë.

Ai ka theksuar se ky raport pasqyron dështimin e qeverisë për të ofruar një sistem shëndetësor të qëndrueshëm dhe ka kritikuar qeverinë për korupsionin dhe dështimin në fushën e shëndetësisë.

REAGIMI I BASHES

Raporti i OECD mbi gjendjen shëndetësore në Europë, tregon një mungesë serioze të investimeve në shëndetësinë shqiptare, që prek drejtpërdrejt cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe mirëqenien e qytetarëve. Me shpenzime për frymë pothuajse 5 herë më të ulëta se mesatarja e BE-së , Shqipëria përballet me sfida madhore si mungesa e pajisjeve moderne, infrastruktura e pamjaftueshme dhe burimet njerëzore të kufizuara në sektorin e shëndetësisë.

Situata dramatike në shëndetësi, është pasojë e dështimin total të Edi Ramës, i cili premtoi shëndetësi falas, por sot qytetarët paguajnë 60% të shpenzimeve nga xhepi, ndërsa paratë e buxhetit shkojnë për koncesione klienteliste dhe korruptive, sikurse dëshmojnë hetimet e SPAK.

Ky raport është një tjetër thirrje për një ndryshim rrënjësor, që mund të nisë vetëm me votën tuaj më 11 maj , për të lënë pas një që punon vetëm për vete, nuk ka interes shëndetin e qytetarëve.

Programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar të shërbimit shëndetësor, për ta bërë atë sipas nevojës së qytetarëve, jo sipas xhepit:

Zbatojmë parimin “paraja ndjek pacientin”, duke i dhënë çdo shqiptari kartën e sigurimit shëndetësor, me të cilën mund të zgjedhë ku dhe si të trajtohet (publik apo privat) pa pagesa shtesë;

Forcojmë skemën e sigurimeve shëndetësore, kalojmë nga pagues i vetëm në disa pagues;

Rrisim buxhetin për shëndetësinë, ku 50% më shumë shkojnë në rimbursim dhe motivimin e personelit mjekësor;

Anullojmë PPP-të e panevojshme, që zhvasin milionat e taksapaguesve;

Krijojmë Agjencinë Kombëtare të Llogarive Shëndetësore për kontroll shpenzimesh në sektorin publik dhe privat;

Investojmë në teknologjinë dixhitale, si kartelën elektronike, e cila i mundëson pacientit trajtim kudo dëshiron, duke pasur historikun mjekësor me vete;

Përmirësojmë paketën bazë të sigurimeve shëndetësore, me rimbursim sipas diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient të mos mbetet pa mjekim për shkak të mungesës së barnave në lista;

Luftojmë barnat jocilësore dhe mafian e barnave, duke siguruar medikamente bashkëkohore e të sigurta për çdo qytetar.

Me angazhimin dhe mbështetjen tuaj mund të ndërtojmë një shëndetësi moderne, ku dinjiteti e jetesa e secilit janë vërtet të mbrojtura. Shqipëria meriton më shumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit